Ky burrë i bën të gjithë të mbyllin gojën në “Top Show”, VIDEO që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale

Publikuar tek: aktualitet, më 16:44 05-04-2017 Ky burrë i bën të gjithë të mbyllin gojën në “Top Show”, VIDEO që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale

-Kryetari i personave me aftësi të kufizuara ia plas në fytyrë drejtoreshës së MMSR: “ Po unë nuk di me ardh ktu me kostum 800 eurosh...”

Ndrek Ismailaj, Presidenti i Këshillit Kombëtar të personave me aftësi të kufizuara ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emision “Top Show”, i cili ka folur për kushtet e mjeruara që ofrohen Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Ai është shprehur mjaft i irrituar duke thënë se personat me aftësi të kufizuara nuk marin shërbime, nuk marin karrocë me rrota dhe minimumi jetik nuk është caktuar për këto persona.

Teksa i drejtohet drejtoreshës së MMSR, Ilda Bozo ai është shprehur kështu: “Çfarë mund të bëjë një person me 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Me 80 mije lek 1 nga ne me dalë e ha një drekë në Durrës. Po 29 ditë tjera çfarë bëjnë ata? A kanë të drejtë me shku në kinema ata? A kanë të drejta ata me dalë me qeras nusen, djalin apo gocën? A kanë të drejtë me i çu jashtë shtetit në shkollë ata? A kanë të drejtë me i shëru ata ? Miliona lekë hedhin për një deputet që është i sëmurë atje, bum milionash qeveria shqiptare me i çu me shërue. Po mu kush më kuro? Po pse unë nuk di me ardh me kostum 800 eurosh. Ja karroca ime, shkoj e lyp nëpër donator për me gjet karroce me rrota...”.

Ndiqni videon si më poshtë: 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 33-vjeçari në Bathore, ngacmoi seksualisht adoleshenten
Aksident i rëndë në Kavajë, furgoni përplaset me kamionin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010792016983032
array(1) { ["section"]=> string(112) "ky-burre-i-ben-te-gjithe-te-mbyllin-gojen-ne-top-show-video-qe-po-shperndahet-masivisht-ne-rrjetet-sociale-74203" }