Kryeministrin Edi Rama jemi mësuar ta shohim gjithmonë përkrah homologëve, politikanëve apo qytetarëve të thjeshtë teksa bie në sy për gjatësinë e tij.
Ishbasketbollisti Rama, madje është akuzuar nga mediat serbe se gjatë takimit me homologun Vuçiç kishte veshur këpucë me takë të lartë për t’ia kaluar në gjatësi.
Por nuk kemi pse shkojmë aq larg, në Dibër paska burra që e bëjnë Edi Ramën të ngjajë shumë i shkurtër. Por në fakt bëhet fjalë për deputetin e PDIUsë, Aqif Rakipi.
Në një foto të takimit të tij me qytetarët në Dibër, Rama përshëndetet edhe me deputetin e Peqinit, duke krijuar gati një iluzion që vështirë të besohet se është e vërtetë.