Ka qenë prokurori Ols Dado i cili urdhëroi ndalimin e katër personave të dyshuar për grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit.
Ols Dado është prokurori i çështjes së grabitjes së 3 milionë eurove në 3 dhjetor 2015 në Tiranë.
Menjëherë pas daljes në skenë të Fatjon Xhyliut nga bërthama të telefonave celularë, hetimi i ngjarjes së fundit është marrë nga prokurori që kishte hetuar menjëherë pas ngjarjes edhe grabitjen e 3 dhjetorit 2015, dhe jo të së enjtes së kaluar.
Ka qenë pikërisht prokurori Ols Dado që ka marrë ditën e sotme në pyetje të arrestuarit Fatjon Xhyliu, ish-polic privat, shkruan Panorama.
Pas marrjes së kësaj dëshmie dhe provave të tjera të mbledhura, prokurori ka firmosur urdhrat e ndalimit për katër të arrestuarit dhe dy persona të tjerë në kërkim.
Kjo do të thotë se të arrestuarit e sotëm janë arrestuar mbi provat e grabitjes së vitit 2015, ndërsa për grabitjen e së enjtes së kaluar, nuk ka prova, por vetëm dyshime, ndërsa po vijojnë hetimet.