Ky është plani zyrtar i NASA nëse një asteroid vjen nesër drejt Tokës

Publikuar tek: bota, më 17:49 05-03-2017 Ky është plani zyrtar i NASA nëse një asteroid vjen nesër drejt Tokës

Sa të përgatitur jemi nëse ekzistenca tonë kërcënohet nga një asteroid që po vjen drejt Tokës?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje shkencëtarëve më parë duhet informacion mbi objektin që na kërcënon. Sa i madh është? Sa kohë kemi deri në momentin e përplasjes? Megjithatë NASA e ka një plan.

Ja si veprohet në një rast të tillë:

1.Një mesazh i dërgohet menjëherë ekipit të 12 shkencëtarëve

2.Shkencëtarët nisin menjëherë të gjurmojnë trajektoren e asteroidit

3.Ata masin madhësinë e objektit dhe llogarisin kohën e përplasjes

4.E konfirmojnë me autoritetet nëse përplasja është e pashmangshme

5.Atëherë mbahet një njoftim publik përmes një konference të jashtëzakonshme

6.Më pas ekipi i emergjencës së NASA vendos për mënyrën më të mirë për të mbrojtur Tokën

Shkencëtarët e kanë stimuluar disa herë këtë ngjarje dhe kanë arritur të gjejnë disa nga metodat më të mira për t’u mbrojtur disa prej të cilave janë:

Gjuaja me lazera të fuqishëm e asteroidit, përplasja e qëllimshme e një anije kozmike apo shpërthimi i një bombe pranë objektit. Këto metoda shpresojnë copëtimin e objektit apo ndryshimin e trajektores së tij, shkruan newsbomb.al.

Për momentin Nasa nuk ka zbuluar asnjë objekt të rrezikshëm që mund të vijë drejt Tokës, të paktën për disa qindra vitet e ardhshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me krijesat më fatlume që do t’i kishte zili çdo shqiptar (FOTOT)
Shpëtojnë nga vdekja 1300 migrantë në Detin Mesdhe »
Article Logic
Execution time: 0.011368989944458
array(1) { ["section"]=> string(75) "ky-eshte-plani-zyrtar-i-nasa-nese-nje-asteroid-vjen-neser-drejt-tokes-70851" }