Nga protestat e dhunshme mbrëmë në Maqedoni të lënduar kanë mbetur edhe policë të cilët po përpiqeshin të qetësonin situatën. Në mesin e 25 policëve të lënduar nga dhuna në Kuvend, ka qenë edhe shqiptari, Llokman Selimi, i cili është efektivi i Forcave Speciale të Maqedonisë nga Haraçina.
Ai ishte komandanti i një skuadre të Forcave Speciale, të cilat i shpëtuan jetën mbrëmë deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë përballë dhunës së huliganëve pa bërë asnjë dallim nëse ishin deputetë maqedonas apo shqiptarë.
Ai dhe tre pjestar shqiptarë të asaj skuadre u plagosën duke marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.