Durim Klaiqi ëshët student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT. Ndërsa Klaiqi është i punësuar në një nga kompanitë më të mëdha në botë ‘Samsung’ ku mban pozitën ‘Theme Designer’, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie.
Durimi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte grumbulluar punimet e tij që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit dhe u vlerësua pozitivisht nga ekipi i ‘Samsung’ në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike të dizajnit.
Klaiqi është duke punuar në sektorin e kësaj kompanie, të quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.
‘Samsung Themes’ ose ‘Theme Store’, është opsinoni ku shkarkohen pa pagesë ose edhe opsioni ku blihen themes, ëallpapers ose sete të ikonave.