Ky është ushtrimi i vetëm dhe më i mirë për trurin tuaj

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 21-05-2017 Ky është ushtrimi i vetëm dhe më i mirë për trurin tuaj

Dëshironi një mënyrë natyrale për të rregulluar gjendjen shpirtërore, përmirësuar kujtesën tuaj dhe për të mbrojtur trurin tuaj nga rënia që lidhet me moshën?

Dy studime të ndryshme dhe një hulumtim i fundit të botuara këtë pranverë sugjerojnë se çdo lloj ushtrimi që rrit ritmin e zemrës, ju vë në lëvizje dhe ju bën të djersitni për një periudhë të gjatë kohore - i njohur si ushtrim aerobik, ka një ndikim të rëndësishëm dhe jashtëzakonisht të dobishëm në tru.

“Ushtrimet aerobike janë çelësi jo vetëm për zemrën tuaj, por edhe trurin”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në Harvard Medical School blog, Mind and Mood.

E ndërsa disa përfitime, si përmirësimi i gjendjes shpirtërore, përmirësimi i humorit, mund të rregullohen vetëm me disa minuta udhëtim me biçikletë, përmirësimi i memories kërkon disa javë që të japë rezultatet e para.

Ushtrimi më i mirë për mendjen është aerobia e bërë regullisht dhe vazhdimisht për rreth 45 minuta në ditë.

Nëse jeni mbi 50 vjeç, ushtrimi 7-minutësh apo joga do të ishin zgjedhja e duhur. Ndërsa për personat e moshës 60-88 vjeç, ecja për rreth 30 minuta ka treguar të japë rezultate mjaft pozitive. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si e tkurrën Shqipërinë e Madhe, dosja e papublikuar e kufijve
Kryeprokurori turk takon Llallën: Dyshime se organizatorë të Grushtit të Shtetit fshihen në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.010826826095581
array(1) { ["section"]=> string(61) "ky-eshte-ushtrimi-i-vetem-dhe-me-i-mire-per-trurin-tuaj-79438" }