Ky gabim në Indi të kushton jetën… ose “nderin”

Publikuar tek: bota, më 14:44 12-09-2016 Ky gabim në Indi të kushton jetën… ose “nderin”

Një grua indiane dhe kushërira e saj 14-vjeçare u përdhunuan nga një bandë, ndërsa dy të afërm të tjerë të tyre u vranë, pasi akuzoheshin se kanë ngënë mish lope.

Gruaja indiane tha për BBC se sulmi është bërë rreth dy javë më parë nga 4 burra. Por, ajo e mohon kategorikisht të ketë ngrënë mish lope.

Ajo shtoi se sulmuesit gjithashtu rrahën për vdekje edhe xhaxhain dhe hallën e saj, në shtëpinë e tyre në Mewat. Shumë besimtarë Hindu i konsiderojnë lopët të shenjta, dhe therja e këtyre kafshëve është e ndaluar në disa shtete të Indisë.

“Ata na thanë se ne kishim ngënë mish lope, prandaj duhej të poshtëroheshim për këtë. Madje na akuzuan se do na vrisnin familjen nëse ne do t’i tregonim njeriu se çfarë kishte ndodhur” – tha gruaja për median prestigjoze.

Të dyshuarit janë arrestuar për përdhunim dhe vrasje, megjithatë policia thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se ata janë autorët e sulmit. Kështu që me shumë mundësi do të lihen të lirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033313035964966
array(1) { ["section"]=> string(50) "ky-gabim-ne-indi-te-kushton-jeten-ose-nderin-52678" }