'Ky nivel është, kaq di', Braçe i kthehet Dukës: Nesër përgjigje qindarkë më qindarkë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:20 05-04-2020 'Ky nivel është, kaq di', Braçe i kthehet Dukës: Nesër përgjigje qindarkë më qindarkë Armand Duka - Erion Brace

Ka plasur një debat i ashpër me postime në rrjetet sociale mes zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe Presidentit të FSHF Armand Duka.

I pari e nisi Braçe ku akuzonte FSHF-në se kishte shpërdoruar fondet dhe po paguante 8 milionë euro vetëm për zyrat e reja, duke mos mbështetur klubet që janë në nevojë.

Por Duka iu kundërpërgjigj me një postim fyes në rrjetet sociale, pasi iu drejtua zëvendëskryeministrit me fjalën "kone", duke i thënë se ai kujtohet vetëm për derbin dhe jo për hallet e industrisë së futbollit.

Ndërkohë Erion Braçe ka postuar përsëri në instagram, ku thotë për Presidentin e FSHF se nuk ka nivel, por përgjigjen do t'ia kthejë qindarkë më qindarkë nesër.

" JA KY ESHTE! KY NIVEL ESHTE, KAQ DI! MADJE EDHE KETO THJESHTE I KA RECITUAR (RECITIM ESHTE FJALE E MADHE), JAM I BINDUR QE DY FJALI BASHKE NUK DI TI SHKRUAJ, ME CDO LLOJ MAKINE! Por pa merak, neser pergjigje qindarke me qindarke", shkruan Braçe.

E gjitha kjo luftë ka nisur pas kërkesës së Dukës për qeverinë që të ndihmonte klubet e futbollit duke iu dhënë një rrogë minimale futbollistëve dhe anëtarëve të stafeve teknikë, kërkesë që nuk u aprovua nga qeveria.

Kaq mjaftoi që Presidenti i FSHF dhe Zëvendës Kryeministri të hidhnin akuza ndaj njëri tjetrit, të cilat kanë kaluar edhe në fyerje personale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095241069793701
array(1) { ["section"]=> string(87) "ky-nivel-eshte-kaq-di-brace-i-kthehet-dukes-neser-pergjigje-qindarke-me-qindarke-201504" }