Ky numër është ilegal, mbajtja dhe shpërndarja e tij mund t’ju çojë në burg

Publikuar tek: bota, më 18:17 05-05-2016 Ky numër është ilegal, mbajtja dhe shpërndarja e tij mund t’ju çojë në burg

Ka disa numra që nuk janë të lejueshëm për t’u përdorur nga të gjithë dhe mbajtja apo shpërndarja e tyre mund t’ju hapë telashe serioze me ligjin në SHBA.

Gjithçka ka të bëjë me sigurinë e të dhënave. Parimi i enkriptimit kompjuterik është i bazuar në një numër prim shumë të gjatë. Një dosje apo një sistem mund të jetë i koduar me një numër të tillë shumë të gjatë.

Çelësat për të zhbllokuar këtë “dryn” janë numra prim që nëse shumëzohen së bashku formojnë numrin e çelësit. Nëse nuk keni akses të çelësit duhet t’i gjeni vetë numrat, një procedurë që do të merrte një kohë tepër të gjatë, edhe nëse përdorni një superkompjuter. Për këtë arsye enkriptimi është tepër i sigurtë.

Por ka një numër prim (shumë të gjatë) që ishte kodi për të zhbllokuar materialet e DVD-ve të bllokuara me copyright. Përdorja e këtij numri do t’ju lejonte të kopjoni, shkarkoni apo fshini të dhënat e DVD-së. Për këtë arsye, posedimi i këtij numri mund të konsiderohet si një mjet për të marrë të dhënat e mbrojtura nga e drejta e autorit sipas Aktit për të Drejtat Dixhiitale 1998, në SHBA.

Ndiqni këtë video që shpjegon se sa e komplikuar është kjo çështje dhe se si gjetja e një numri prim mund t’ju bëjë shumë të pasur:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074090957641602
array(1) { ["section"]=> string(80) "ky-numer-eshte-ilegal-mbajtja-dhe-shperndarja-e-tij-mund-t-ju-coje-ne-burg-39594" }