Ky numër po shfaqet në të gjithë Tiranën, kërkohet dy herë drejtësi

Publikuar tek: politike, më 10:27 23-01-2017 Ky numër po shfaqet në të gjithë Tiranën, kërkohet dy herë drejtësi

“21”, është ky numëri që po shfaqet në rrugët kryesore të Tiranës, si pjesë e fushatës së aktivistëve të “Organizatës Politike” për të kërkuar drejtësi për viktimat e 21 janarit 2011.

Sipas kësaj organizate, 21 janari kërkon dy herë drejtësi, një herë penale dhe një herë shoqërore, por ky veprim i tyre ka hasur edhe në kundërshti. Disa komentues e konsiderojnë këtë veprim si një akt vandal, që nuk i shërben qytetit.

Reagimi i Organizatës Politike:

21 Janari kërkon dy herë drejtësi. Një herë penale, për të vënë përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe dorasit e vrasjes politike të katër qytetarëve në demonstratë. Herën e dytë shoqërore, për të ndrequr padrejtësitë që i shtynë katër njerëz të varfër drejt plumbave: papunësinë, shfrytëzimin, pabarazitë dhe nëpërkëmbjen.

Qeveria e sotme nuk ka bërë asnjë hap përpara për të thelluar hetimin dhe afruar vënien përpara përgjegjësisë penale të vrasësve të djeshëm. Përkundrazi, ajo ka bërë transfuzion politik me gjakun e 21 Janarit për të hedhur shumë hapa mbrapa në drejtësinë shoqërore. Sot vrasësit e 21 Janarit janë të lirë, ndërsa varfëria dhe persekutimi i të varfërve sa vijnë e thellohen. Sot të varfrit vriten në skela e miniera, në rrugë, burgje e spitale, kudo e kurdoherë për interes të një grushti politikanësh dhe biznesmenësh.

Boshllëkun e drejtësisë pushtetarët e sotëm duan ta mbushin me ekzibicionizëm artistik, siç është edhe pseudo arti i rrugës në Tiranë. Ndaj pikërisht sot, më 21 Janar, si aktivistë të Organizatës Politike vendosëm të ngjyenim me të zezë estetizmin qeveritar dhe të linim me të kuqe shenjën e drejtësisë së munguar: 21.

Kur politika bëhet estetike, estetikja duhet të bëhet politike!

16105924_1097867177005467_5866284971354700202_n.jpg

16113983_1097867057005479_6044668657466588404_n.jpg

16114667_1097866817005503_7402493756062342775_n.jpg

16142870_1097866930338825_526295773507002905_n.jpg

16142971_1097867253672126_5466079582584446157_n.jpg

16143004_1097866813672170_1929910384507435742_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025887966156006
array(1) { ["section"]=> string(72) "ky-numer-po-shfaqet-ne-te-gjithe-tiranen-kerkohet-dy-here-drejtesi-66348" }