Që nga viti 1991 në Divjakë nuk janë parë asnjëherë flokët e dëborës. Pas 26 vjetësh, qytetarët që kanë shijuar kafen e mëngjesit, kanë parë qytetin e vogël turistik bregdetar të vishet me të bardha.
Shumëkush ka kujtuar se bora nuk ka rënë në këtë trashësi qysh prej vitit 1991. Ndërsa të tjerët, ata adoleshentët, që nuk kanë më shumë se 26 vite, e shohin për herë të parë borën në qytetin e tyre.
Fenomeni I deborës preku dje edhe disa qytete të tjera si Durrësin e Kavajën, ndërsa sot paradite flokët e dëborës janë shfaqur edhe në Vlorë.