Ky shtet bëhet për herë të parë me kryeministër homoseksual, por ka dhe një ‘sekret’ tjetër

Publikuar tek: bota, më 06:24 03-06-2017 Ky shtet bëhet për herë të parë me kryeministër homoseksual, por ka dhe një ‘sekret’ tjetër

Leo Varadkar është zgjedhur kryetar i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës të Irlandës, ‘Fine Gael’.

Varadkar e ka mposhtur rivalin e tij, ministrin Simon Coveney me 60% të votave., shkruan BBC.

Ardhja e tij në krye të partisë më të madhe do të thotë që Irlanda, që njihet si shtet me të kaluar të pasur katolike, do të ketë kryeministrin e parë homoseksual. 38 vjeçari është djali i një emigranti indian, dhe ai do ta zëvendësojë 66 vjeçaren Enda Keny në krye të ekzekutivit.


“Nëse dikush si unë, i një race të përzier dhe me të gjitha gjërat tjera që formojnë karakterin tim, mund të bëhet Kryeministër, atëherë mendoj që kjo përçon një mesazh të qartë te secili i ri që nuk ka zyrë apo punë të cilën nuk mund ta arrini”, u shpreh Varadkar, i cili e kishte pranuar publikisht orientimin e tij seksual më 2015.


Risi tjetër e Kryeministrit të parë homoseksual, është se Leo Varadkar do të jetë edhe personi më i ri në historinë e shtetit që merr këtë post, në moshën 38 vjeçare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dimri erdhi ndërsa femrat zhvishen për një qëllim (FOTOT)
Schulz ka një mundësi të vetme për të "rrëzuar" Merkel, debatin televiziv »
Article Logic
Execution time: 0.0095970630645752
array(1) { ["section"]=> string(94) "ky-shtet-behet-per-here-te-pare-me-kryeminister-homoseksual-por-ka-dhe-nje-sekret-tjeter-81034" }