Ky shtet ndalon me ligj festimin e Shën Valentinit

Publikuar tek: bota, më 18:47 13-02-2017 Ky shtet ndalon me ligj festimin e Shën Valentinit

Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC), në Islamabad të Pakistanit ka ndaluar festimet për Shën Valentin në të gjitha vendet publike të këtij shteti.

Kjo gjykatë ka urdhëruar që edhe mediat lokale të mos publikojnë asgjë që lidhet me këtë ditë. Majid Bhatti, jurist në këtë gjykatë, ka konfirmuar se vendimi vlen për gjithë Pakistanin.

Sipas tyre Shën Valentini shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, vitin e kaluar urdhëroi njerëzit të mos e festonin Shën Valentinin, duke thënë se nuk është traditë myslimane, por është pjesë e traditës perëndimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089089870452881
array(1) { ["section"]=> string(56) "ky-shtet-ndalon-me-ligj-festimin-e-shen-valentinit-68604" }