Ky shtet në Ballkan e 'mposhti' koronavirusin, nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19

Publikuar tek: rajon, më 22:03 24-05-2020 Ky shtet në Ballkan e 'mposhti' koronavirusin, nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19 Foto ilustruese

Mali i Zi duket se e ka mposhtur koronavirusin, pasi në këtë shtet nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste të koronavirusit dhe asnjë nuk ka dalë pozitiv.

Më 23 maj, Instituti njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093050003051758
array(1) { ["section"]=> string(86) "ky-shtet-ne-ballkan-e-mposhti-koronavirusin-nuk-ka-asnje-rast-aktiv-me-covid-19-207658" }