Ky shtet në Europë hap kufijtë me dhjetë vende

Publikuar tek: bota, më 16:46 28-05-2020 Ky shtet në Europë hap kufijtë me dhjetë vende

Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Shteti i Kroacisë ka hapur kufijtë me 10 vende pas mbylljes nga pandemia Covid-19.

Bëhet fjalë për Çekinë, Hungarinë, Austrinë, Estoninë, Lituaninë, Letoninë, Poloninë, Slloveninë, Gjermaninë dhe Sllovakinë, të cilat mund të hyjnë në territorin kroat, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë.

Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq u shpreh se qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Kroaci, do të regjistrohen dhe do t'ju merren të dhënat për vendin e qëndrimit, numrat e telefonit dhe adresa e postës elektronike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075919628143311
array(1) { ["section"]=> string(53) "ky-shtet-ne-europe-hap-kufijte-me-dhjete-vende-208164" }