'Ky virus e ka një pikë të dobët', Manastirliu mesazh qytetarëve: Nëse e shfrytëzojmë 'armën' që kemi, do e vëmë përfund...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:07 04-04-2020 'Ky virus e ka një pikë të dobët', Manastirliu mesazh qytetarëve: Nëse e shfrytëzojmë 'armën' që kemi, do e vëmë përfund... Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët, duke bërë thirrje sërish për distancim social, si të vetmen armë që kemi në dispozicion kundër koronavirusit.

Ministrja tha se qytetarët nuk duhet të mendojnë se duke qenë së shifrat e Shqipërisë janë të ulta, të mos respektojnë karantinën, përkundrazi, duhet të qendrojnë në shtëpi për të ruajtutr veten dhe të afërmit.

"Tirana sot ka disa vatra të reja, Shkodra e Fieri po ashtu. Janë 313 të prekur në total. Ekipet e epidemiologëve po bëjnë një punë të shkëlqyer. Falë masave të marra nga qeveria për sa i përket distancimit social, sot kemi një numër të prekurish dhe viktimash nga covid-19, shumë herë më të vogël se sa do të kish qenë në rast se s'do i kishim marrë këto masa. Është vepruar në kohë dhe me vendosmëri. Kjo edhe falë mirëkuptimit të secilit prej jush. Por jo të gjithëve. Ditët e fundit, duke bërë gabimin e llogaritjes së shifrave të të prekurve dhe viktimave në Shqipëri, me ato të vendeve të tjera, shumë prej jush kanë menduar se ia hodhëm edhe kësaj lufte. Jo! E kundërta është e vërtetë. Jemi në mes të një beteje që nuk është ndalur për asnjë moment. Ky virus është i frikshëm. Mjafton të shikojmë viktimat në Italinë fqinje, Spanjë, Francë e SHBA. Edhe ato shtete që deri dje kishin lënë në dorë të qytetarëve respektimin e masave, kanë bërë prapa kthehu, duke marrë masa të ashpra. Qeveria jonë ka vendosur të shtojë masat, sidomos aty ku ka grumbullime sociale. Që nesër në tregje do vendoset koridori sanitar. Por ky virus e ka një dobësi që të gjithë ne duhet ta shfrytëzojmë për ta vënë përfund. Ai nuk kërcen dot nga një njeri te tjetri. Nëse ne ruajmë distancën, ai bëhet i pafuqishëm. Ju ftoj të bëhemi të përgjegjshëm dhe të mbvrojmë të afërmit tanë, pasi ky virus prek këdo. Nuk jemi të pambrojtur, ne kemi një armë, ajo quhet distancim social", tha ndër të tjera Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083370208740234
array(1) { ["section"]=> string(120) "ky-virus-e-ka-nje-pike-te-dobet-manastirliu-mesazh-qytetareve-nese-e-shfrytezojme-armen-qe-kemi-do-e-veme-perfund-201349" }