'La jashtëqitjet mbi krevat’, Johnny Depp akuza të turpshme ndaj Amber Heard: Kam edhe foto…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:45 16-08-2018 'La jashtëqitjet mbi krevat’, Johnny Depp akuza të turpshme ndaj Amber Heard: Kam edhe foto… Johnny Depp dhe Amber Heard

Marrëdhëniet mes Johnny Depp dhe ish-gruas Amber Heard kanë hyrë në një fazë të re akuzash. Dhe akuza më e re e aktorit, është vërtet e turpshme.

Aktori u tha gazetarëve se ish gruaja kishte ndotur krevatin e tyre duke lënë jashtëqitjet mbi krevatin martesor. Akuza e aktorit eshte publikuar nga Mirror ekskluzivisht.

Sipas Depp, që pretendon se ka edhe fotografi, fecet u gjetën nga një mjek në shtëpinë e tyre një ditë më pas në Los Angelos. Heard mbrojti veten duke akuzuar qenin e aktorit, Boo, që në atë kohë vuante nga problem zorrësh.

Pavarësisht të vërtetës, akuza e bërë është një provë tjetër e marrëdhënieve të këqija mes të dyve që pas ndarjes zyrtare, i kanë shpallur luftë njëri tjetrit.

Një e afërme e Heard ka mbajtur anën e ish-bashkëshortes.

“Boo, ka pasur problem në atë kohë. Eshtë një veprim i pafajshëm dhe aspak i pakuptimtë. Nuk kemi gjë tjetër për të thënë. Zonja Heard nuk do të përfshihet në këto akuza pa sens”.

Episodi ka ndodhur në 2016: një muaj më vonë, aktori pas një diskutimi mbi fecet e dyshimta, ka marrë aparatin smartphone dhe e ka goditur bashkëshorten në fytyrë. Që këtu lindi akuza e aktores për dhunë nga ana e partnerit dhe më pas divorci.

“Kishte filluar të ishte obsesiv ndaj gjërave që nuk ishin të vërteta, ai kishte ndryshuar. Ishte gjithmonë i zemëruar” ka treguar Heard.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026479959487915
array(1) { ["section"]=> string(94) "la-jashteqitjet-mbi-krevat-johnny-depp-akuza-te-turpshme-ndaj-amber-heard-kam-edhe-foto-131281" }