Ish-deputeti i njohur i PS Ylli Ziçishti ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me politikën për t’ju rikthyer profesionit të tij në mjekësi.
Newsbomb.al, mëson se ish-deputeti ka nisur punë si kirurg në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Doktor Ylli Ziçishti në vitet e komunizmit dhe punoi si mjek për disa vite në fshatrat e Tepelenës ku u bë mik i shumë familjeve duke u kthyer edhe në njeriun e dashur të familjeve tepelenase.
Pas shkëputjes nga politika, doktor Ziçishti e ka patur të pamundur të shkëputet nga profesioni i tij ndaj dhe po jep kontributin në spitalin e Tiranës.