La qenushin të mbytej në kafaz, 1 vit burg për 36 vjeçarin

Publikuar tek: bota, më 21:00 16-02-2020 La qenushin të mbytej në kafaz, 1 vit burg për 36 vjeçarin Aaron Davis, i denuar me 1 vit burg per 'Mizori ndaj kafsheve'

Një burrë 36 vjeçar është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e New Jersey, pasi la qenushin në kafaz gjatë përmbytjeve.

Pas një zënke me të dashurën e tij, Aaron Davis nuk e kishte nxjerrë qenushin 8 muajsh nga kafazi, duke e lënë aty për ditë të tëra.

Ai u akuzua për 'Mizori ndaj kafshëve', dhe përveç burgut do të paguajë 731 dollarë , si dhe do të kryejë 156 orë shërbimi në komunitet.

Fatmirësisht për qenushin, një burrë e kishte parë dhe e kishte shpëtuar, të cilin më vonë e emëroi River.

"Abuzimi i kafshëve të pambrojtur është një veprim i patolerueshëm dhe madje edhe më i përçmueshëm kur kafsha u abuzua në shenjë hakmarrjeje",  tha Prokurori i Qarkut Monmouth Christopher J. Gramiccioni.

Riveri është adoptuar dhe po jeton në një shtëpi të re, njoftuan autoritetet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085749626159668
array(1) { ["section"]=> string(64) "la-qenushin-te-mbytej-ne-kafaz-1-vit-burg-per-36-vjecarin-195417" }