Laborator droge në apartament, policia italiane 'peshkon' dy shqiptarë dhe 1 tunizian

Publikuar tek: rajon, më 20:12 06-07-2020 Laborator droge në apartament, policia italiane 'peshkon' dy shqiptarë dhe 1 tunizian Materialet e sekuestruara

Dy shqiptarë dhe një tunizian janë arrestuar nga Guardia di Finanza Italiane, e cila zbuloi një laborator për përpunimin e heroinës në territorin e Provincës së Veronës.

Laboratori është zbuluar në një banesë në komunën Cerea. Janë sekuestruar 2.5 kg heroinë e cilësisë mjaft të pastër, 3 kg substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e heroinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë marijuanë e hashash, bëjnë me dije mediat italiane.

mjetet.jpg

mjetetee.jpg

Të tre të arrestuarit ndodhen në burgon Montorio të Veronës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Operacioni

Policia si fillim pikasi dhe filloi të mbikqyrë shtetasin tunizian dhe vendet që ai frekuentonte. Kështu policia arriti të identifikojë dhe zbulojë qendrën e grumbullimit dhe klasifikimit të drogës.

U kontrolluan gjithashtu shumë apartamente, në një prej tyre u zbulua dhe apartamenti ku u arrestuan dhe dy shqiptarë.

Prej fillimit të vitit 2020 deri më sot në territorin e provincës së Veronës, Guardia Di Finanza ka sekuestruar 13 kg kokainë, 6.5 kg heroinë, 38.7 kg marijuanë e hashash si dhe janë vënë nën masë ndalimi 50 trafikantë , 20 prej të cilëve nën parnga.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010063171386719
array(1) { ["section"]=> string(89) "laborator-droge-ne-apartament-policia-italiane-peshkon-dy-shqiptare-dhe-1-tunizian-213046" }