Laborator kanabisi në dyqanin e Ali Baba, kapet i riu shqiptar në Skoci (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:11 17-01-2019 Laborator kanabisi në dyqanin e Ali Baba, kapet i riu shqiptar në Skoci (EMRI)

Një i ri shqiptar, i identifikuar si Emiliano Boia akuzohej për prodhimin dhe furnizimin me drogë të klasit B. I riu 19-vjeçar nuk bëri asnjë kërkesë, dje, dhe rasti ndaj tij u vazhdua për shqyrtim të mëtejshëm.

Boia, pa vendbanim të fiksuar, u arrestua dhe do të paraqitet në gjyq përsëri javën e ardhshme. Arrestimi i tij erdhi pas një operëcioni policor në Curror Street, Selkirk, të martën duke çuar në konfiskimin e bimëve të kanabisit me një vlerë të përafërt të rrugës prej 489,000 sterlina.

Kryeinspektori Stuart Reid, komandanti i zonës së Policisë së Kufirit të Skocisë, tha se: “Kjo ishte një rikuperim në shkallë të gjerë që ka rezultuar në një sasi të madhe droge të kultivuar, që është nxjerrë jashtë qarkullimit. Furnizimi dhe keqpërdorimi i drogës shkatërron jetë dhe ka një ndikim negativ në gjithë shoqërinë tonë. Trajtimi i shitjes dhe furnizimit të drogave të kontrolluara është një prioritet i lartë për Policinë e Skocisë dhe ndërprerja e të gjitha aktiviteteve të lidhura me drogën është me rëndësi të madhe për ne. Ne vazhdojmë të punojmë për të kapur ata që furnizojnë me drogë komunitetin tonë dhe për t'i sjellë para drejtësisë”.

Ndërtesa, ish-dyqan i Ali Baba dhe një banesë lart tij, u përdorën gjithashtu si një fermë kanabis tre vjet më parë nga një burrë vietnamez, duke u burgosur për tre vjet në mars të vitit 2016.

Imigrant i paligjshëm Hang Phan Vo, 23 vjeç në atë kohë, pranoi se ishte i përfshirë në prodhimin dhe furnizimin e drogës në ish-dyqanin e qoshes pas zbulimit të një ferme me 500 bimë të kanabisit në tetor 2015.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet Klement BALILI, flet për lidhjet me POLITIKËN: Si u bëra drejtor PAS ZGJEDHJEVE të 2013 (TREGON MBËSHTETJEN PËR PD DHE TAKIMIN ME BERISHËN)
Parashikimi i motit, mësoni si pritet të jetë sot »
Article Logic
Execution time: 0.013220071792603
array(1) { ["section"]=> string(82) "laborator-kanabisi-ne-dyqanin-e-ali-baba-kapet-i-riu-shqiptar-ne-skoci-emri-149128" }