“Laboratorët mjekësorë po pengohen të kryejnë testet e koronavirusit”, Petrit Vasili: E paligjshme, ja përse ndodh kjo

Publikuar tek: politike, më 18:30 01-04-2020 “Laboratorët mjekësorë po pengohen të kryejnë testet e koronavirusit”, Petrit Vasili: E paligjshme, ja përse ndodh kjo Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reagur lidhur me testimin e popollsisë sipas rregullave të OBSH-së.

Vasili, në statusin e tij thekson se pengimi i njerëzve për të kryer testet në laboratorët privat është i paligjshëm dhe bëhet për të fshehur të vërtetën.

Sipas tij, referuar ligjeve në vend, çdo laborator publik ose privat që plotëson kushtet duhet të lehojet t'i kryej këto analiza. "Pengimi i testimi të coronavirusit nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm dhe për të fshehur të vërtetën. Ndërkohe shteti në vend të promovojë e stimulojë me të gjithë forcën dhe mundesitë e tij edhe laboratorë të tjera për ta bërë testimin, përkundrazi jo vetem i pengon por edhe i kërcënon ato", shkruan mes të tjerash Vasili.

Reagimi i plotë:

Pengimi i testimi te coronavirusit nga laboratoret e tjere, i paligjshem dhe per te fshehur te verteten!

Testimi i gjere i popullates per coronavirusin eshte kerkuar publikisht nga Organizata Boterore e Shendetesise qe ka theksuar si strategjine me efikase: "TestimTestimTestim."

Kjo eshte menyra e vetme per te kontrolluar situaten dhe per te penguar perhapjen.

Eshte fakt, qe shteti ne Shqiperi realizon nje numer shume shume te kufizuar testimesh, i cili eshte shume shume larg nevojave per testim te gjere.

Nderkohe shteti ne vend te promovoje e stimuloje me te gjitheforcen dhe mundesite e tij edhe laboratore te tjera per ta bere testimin, perkundrazi jo vetem i pengon por edhe i kercenon ato.

Çdo laborator publik ose privat, qe ploteson kushtet duhet te lejohet te kryeje testimin.

Kete e lejon fare qarte "LIGJI Nr. 15/2016

"PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE".

Ligji lejon diagnostikimin per semundjet infektive nga te gjitha strukturat ku

Neni 9 pika 3 sakteson:

"3. Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me qëllim përcaktimin e

diagnozës, e kryejnë institucionet shëndetësore publike e jopublike të licencuara, sipas

legjislacionit në fuqi për licencimin".

Per cdo rast te konstatuar pozitiv percaktohet ne ligj detyrimi per ti raportuar ne Sherbimin Kombetar te Inteligjences Epidemike qe hetojne rastin ose vatren eventuale.

Ja ç'thote Neni 5:

"Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive

1. Sëmundjet infektive janë objekt i raportimit periodik dhe të detyrueshëm. Ministri

përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, listën e sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit

përkatës për raportimin në mënyrë të detyrueshme nga institucioni publik apo jopublik

shëndetësor në organet përkatëse.

2. Çdo institucion publik apo jopublik raporton tek organet përkatëse, të përcaktuara nga

ministri përgjegjës për shëndetësinë për:

a) çdo infeksion, i cili, sipas tij, paraqet apo mund të paraqesë dëm të rëndësishëm."

Per keto arsye pengimi i testimit te coronavirusit edhe nga laboratore te tjera eshte pa asnje diskutim nje veprim i qellimshem per te mbuluar realitetin dhe pa asnje baze ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009415864944458
array(1) { ["section"]=> string(120) "laboratoret-mjekesore-po-pengohen-te-kryejne-testet-e-koronavirusit-petrit-vasili-e-paligjshme-ja-perse-ndodh-kjo-200962" }