Laboratori i drogës në Shkozë, shkon në 10 numri i të arrestuarve, zbulohen detaje të reja

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 15-04-2017 Laboratori i drogës në Shkozë, shkon në 10 numri i të arrestuarve, zbulohen detaje të reja

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë pas zbulimit të një laboratori të kultivimit të drogës në Shkozë, mes tyre edhe një punonjës i OSHE, duke çuar në 10 numrin e të arrestuar gjithësej.

Sot shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 5 shtetasve të tjerë:

Shefki Mehidri, 58 vjeç, banues në Tiranë

Ibrahim Qosja, 63 vjeç, banues në Tiranë

Ramazan Losha, 58 vjeç, banues në Tiranë me detyrë roje private në një shoqëri sigurimi

Ilir Suli, 46 vjeç, me detyrë, futurist ujësjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.

Brenda laboratorit të drogës janë gjetur kanabis i tharë, kubikë të mbjellë me kanabis, llamba e pajisje të tjera. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në Planin e Veprimit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike.

Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë. Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambient i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

5 persona janë arrestuar ditën e djeshme dhe 5 të tjerë sot, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”. Për shtetasin Robert Minori, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzimit të Krimit”. Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj jep një tjetër lajm të mirë: Tirana po ecën me marshin e pestë
Tentoi të trafikonte 71 kile drogë me kamion duke e futur brenda tubave, e pëson keq qytetari nga Tirana (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012553215026855
array(1) { ["section"]=> string(113) "laboratori-i-droges-ne-shkoze-shkon-ne-10-numri-i-te-arrestuarve-zbulohen-detaje-te-reja-brenda-laboratorit-75277" }