Laboratori i Shkodrës jepet me koncesion, shkarkohen 25 punonjës? Drejtori: E pavërtetë! Do privatizohet por punëtorët do mbeten

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 19-01-2021 Laboratori i Shkodrës jepet me koncesion, shkarkohen 25 punonjës? Drejtori: E pavërtetë! Do privatizohet por punëtorët do mbeten Ardian Dajti, Drejtori i Laboratorit të Shkodrës

Drejtori i Laboratorit të Shkodrës, Ardian Dajti, thotë se lajmi se 25 punonjës të këtij laboratori do të shkarkohen pasi ai të privatizohet, është i pavërtetë. Sipas tij, laboratori do privatizohet, por punonjëstit do mbeten në punë.

Dajti ka siguruar mjekët dhe të gjithë punonjësit e laboratorit se asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna.

“Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. Lajmi që lihen papunë punonjësit e laboratorit është i pavërtetë. Ne jemi në një proces që së shpejti do të fillojë privatizimi dhe dhënia me koncesion, por të gjithë punonjësve të laboratorit do t’u jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm të kenë mundësi për marrëdhënie pune.

Pra asnjëri nuk do të largohet nga koncesionari. Me këtë dua të shuaj frikën se disa punëtorë do ikin apo do largohen, e do zëvendësohen me disa të tjerë që s’kanë lidhje me punën”, ka thënë Dajti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk kaloi dot vettingun, KPK shkarkon prokurorin e Apelit të Vlorës, nuk justifikoi pasurinë
Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni”, gruaja me aftësi të kufizuara bëhet nënë për herë të dytë »
Article Logic
Execution time: 0.01317310333252
array(1) { ["section"]=> string(131) "laboratori-i-shkodres-jepet-me-koncesion-shkarkohen-25-punonjes-drejtori-e-pavertete-do-provatizohet-por-punetoret-do-mbeten-235547" }