Laboratori në Shkup falsifikon testet e COVID-19, arrestohet shqiptari

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 16-09-2020 Laboratori në Shkup falsifikon testet e COVID-19, arrestohet shqiptari Ilustruese

Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi paraqiti te autoritetet kufitare një test të falsifikuar.

I arrestuari është shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa policia ka zbuluar se testi ishte blerë në një laborator në Shkup.

Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Maqedonisë së Veriut.

“PKK Hani Elezit  14.09.2020 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit  nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania sjell në Rinas pajisje të teknologjisë së fundit, zbulon dokumentet false (FOTO)
Sherr mes 2 adoleshentëve në Pogradec, plagoset me thikë 16 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011056184768677
array(1) { ["section"]=> string(76) "laboratori-ne-shkup-falsifikon-testet-e-covid-19-arrestohet-shqiptari-220588" }