Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Durrës.
Aksidenti i parë u shënua te kampusi universitar në Shën Vlash, ku kamioni me targa DR 2316 F ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Aksidenti tjetër ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku kamioni me targa AA 355 IO ka dalë sërish nga rruga. Drejtuesit e këtyre mjeteve të tonazhit të rëndë janë plagosur, por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht mendohet se shkak i aksidenteve ka qenë lagështira në rrugë.