‘’Laguna e Patokut’’, molla e sherrit mes fisit të deputetit Prenga dhe fisit Cali

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 05-09-2015 ‘’Laguna e Patokut’’,  molla e sherrit mes fisit të deputetit Prenga dhe fisit Cali Laguna e Patokut

Një ''bombë me sahat'' që plasi sot. Një konflikt i hershëm për pronat në Lagunën e Patokut, që kulmoi dje në darkë me një sherr të stërmadh mes dy fiseve në Laç, Prengëve dhe Calëve. Konflikt që u zmadhua edhe me përfshirjen e një deputeti socialist, i fisit Prenga, Armando Prenga.

7 të plagosur, 34 shoqërime në polici dhe arrestimi i deputetit. Fatmirësisht konflikti me thika, shkopinj e armë zjarri nuk pati viktima, përveç dy plagosjeve më të rënda nga fisi Cali, Tom dhe Nikoll Cali.

Por çfarë shërbeu si ''mollë sherri'', për të ndezur zjarrin mes fiseve? Nga ajo që kuptohet nga dinamika e ngjarjes duket se si motiv ka shërbyer konflikti për pronat në Lagunën e Patokut dhe një tender peshkimi në lagunë.

Që në korrik, një problem i tillë ishte ngritur nga Partia Demokratike dhe e mohuar nga socialistët. Sipas PD-së Rama i dha Lagunën e Patokut vëllait të deputetit, një fakt që u mohua nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti duke i quajtur akuzat "Politike".

Partia Demokratike akuzoi Ramën se ka nxjerrë fitues nëpërmjet një tenderi të dyshimtë vëllanë e deputetit të PS-së Armando Prengën duke i dhënë Lagunën e Patokut por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Bujqësisë e cila ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si politike.

“Edi Rama jo vetëm nuk po reflekton por po bën biznes me kriminelët. Laguna e Patokut i është dhënë vëllait të Armando Prengës, deputetit të Ramës. Kompania e tij ka dalë fituese ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë . Për të ka informacione se ka probleme me drejtësinë në Itali e në vende të tjera të Europës. Ai po forcon lidhjet e tij me Edi Ramën në kurriz të dhjetra peshkatarëve që me atë punë mbanin familjet e tyre”, tha në korrik Bashkim Shehu, kreu i Departamentit për Rendin Publik në PD.

Shehu paralajmëroi kryeministrin Rama në përfundim të deklaratës së tij  se PD nuk do ta njohë këtë kontratë dhe se do bëjë çmos për ta anulluar.

Por ishte Panariti që komentoi akuzat e PD-së, duke thënë se ishte një tender i hapur.

"Procesi ishte i hapur dhe sipas ligjit. Akuzat e Partisë Demokratike janë tërësisht politike. Ne jemi të hapur të vemë në dispozicion të gjitha dokumentacionet përkatëse", ishte reagimi i  menjëhershëm i ministrisë së Bujqësisë.

lagunapatokuttenki

Dokumenti i vlerësimit në tender, publikuar nga PD-ja

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT batërdi në Vlorë, prish 517 objekte pa leje dhe 81 objekte për projektin e rrugës
Spitali i Gjirokastrës pa anestezist, pacientët transportohen drejt Fierit »
Article Logic
Execution time: 0.014073133468628
array(1) { ["section"]=> string(83) "laguna-e-patokut-molla-e-sherrit-mes-fisit-te-deputetit-prenga-dhe-fisit-cali-20019" }