Lajm i bukur, Dua Lipa në Tiranë më 10 gusht

Publikuar tek: kulture-art, më 10:58 23-07-2016 Lajm i bukur, Dua Lipa në Tiranë më 10 gusht

Një lajm i bukur për të gjithë fansat e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo do japë koncertin e saj në Tiranë më 10 gusht. Këngëtarja ka postuar në profilet e saj posterin e koncertit.

''Jam shumë e emocionuar të njoftoj se do kem edhe një datë tjetër koncerti ndërsa do të jem në mëmëdhe, Prishtinë/ Kosovë dhe do zbres poshtë në Tiranë/Shqipëri në 10 gusht për koncert. Shihemi se shpejti Tiranë’’, shkruan këngëtarja.

‘’Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipën në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek Sheshi Nënë Tereza.’’, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039125919342041
array(1) { ["section"]=> string(49) "lajm-i-bukur-dua-lipa-ne-tirane-me-10-gusht-47505" }