Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Kamëz ku është përfshirë mjeti me të cilin udhëtonte kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.
Sipas raportimeve Mziu është përplasur me një derë garazhi në afërsi të një karburanti në Kamëz, pasi ka humbur kontrollin në tentativën për të shmangur një mjet tjetër që i preu rrugën.
Kreu i Bashkisë Kamëz është transportuar në një spital privat jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtori i spitalit ka thënë se Mziu nuk ka dëmtime në trup por është goditur në kokë dhe pritet të kryejë skanerin.