Një 45 vjeçar humb jetën si pasojë e rënies nga skela.
45-vjeçari ishte duke punuar në një resort në afërsi të plazhit të Velipojës, punime të cilat kanë nisur që dy vite më parë dhe tashmë ishin në prag përfundimi.
Policia nuk bën me dije identitetin e viktimës pasi është ende duke hetuar mbi ngjarjen. Mendohet se shkak për rënien fatale të 45 vjeçarit ka qenë mos marrja e masave të sigurisë.