LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet kryeministri francez, lë postin për t'u bërë kryetar bashkie

Publikuar tek: bota, më 10:52 03-07-2020 LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet kryeministri francez, lë postin për t'u bërë kryetar bashkie Edouard Philippe

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë dorëhqjen nga posti që mbante, duke i dorëzuar kërkesën presidentit Macron.

Ai do të vazhdojë të jetë në krye të çështjeve qeveritare deri në emërimin e pasuesit të tij.

Në vitin 2017 kur Macron erdhi në pushtet e emëroi Philippe si kryeministër, ndërsa qeverinë e formoi në datën 17 maj të atij viti.

Por Philippe nuk do të mbetet pa post, pasi javën e kaluar fitoi zgjedhjet si kryetar i bashkisë së Le Havre, ku ka shërbyer edhe më parë.

Tashmë Presidnetit Macron i mbetet të zgjedhë një ekip tjetër të qeverisë, me pandeminë që e bën edhe më të vështirë detyrën e kryeministrit që do vijë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096960067749023
array(1) { ["section"]=> string(90) "lajm-i-fundit-dorehiqet-kryeministri-francez-le-postin-per-t-u-bere-kryetar-bashkie-212672" }