LAJM I FUNDIT/ Kandidatja për presidente e Komisionit Evropian shkëlqen me fjalimin para Parlamentit, gjermania Ursula von der Leyen flet për të rinjtë

Publikuar tek: bota, më 09:37 16-07-2019 LAJM I FUNDIT/ Kandidatja për presidente e Komisionit Evropian shkëlqen me fjalimin para Parlamentit, gjermania Ursula von der Leyen flet për të rinjtë

Ursula von der Leyen sapo ka përfunduar mes duartrokitjesh fjalën e saj përpara Parlamentit Evropian sot, për tu zgjedhur Presidentja e re e Komisionit Evropian.

Njeriu i Merkelit në CDU, ish minister e qeverisë gjermane, Von der Leyen pritet të jetë drejtuesja e re e Bashkimit Evropian.

Në këtë post, ajo pritet të jetë pasuese e ish-presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker, që e kaloi presidencën e tij me jo pak telashe, dhe shpeshherë I vënë në shënjestër të medias.

Seanca e parlamentit Evropian ka nisur në orën 9 të mëngjesit të sotëm.

“Le ti hapim dyert, të heqim barrierat. Të kompletojmë përfundimisht Unionin e tregjeve kapitale. Ndërmarrjet tona të vogla e të mesme e meritojnë këtë” tha Von Der Leyen në fjalën e saj përpara parlamentit.

“për gjeneratën e prindërve të mi, Evropa ishte një aspiratë për paqe në një continent të ndarë prej një kohe të gjatë. Për gjeneratën time, Evropa ishte një aspiratë për paqe, prosperitet dhe unitet që e sollën me një monedhë të vetme, lëvizje të lirë dhe zgjerim.

Për gjeneratën e fëmijëve të mi, Evropa është një aspiratë unike. Eshtë aspiratë të jetohet në një continent natyral dhe të shëndetshëm” tha në fjalën e saj, kandidatja për president.

Von der Leyen do të ketë nevojën e 374 votave për tu zgjedhur president e Komisionit Evropian.

(Vijon)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030216932296753
array(1) { ["section"]=> string(156) "lajm-i-fundit-kandidatja-per-presidente-e-komisionit-evropian-shkelqen-me-fjalimin-para-parlamentit-gjermania-ursula-von-der-leyen-flet-per-te-rinjte-172354" }