Një nga shqiptarët që u arratis ditën e sotme nga paraburgimi ku po vuante dënimin në një burg në Greqi është arrestuar nga policia greke.
Policia bën me dije se i arratisuri u kap në zonën Menidi në Athinë. Shqiptari ishte ndaluar nga policia greke për trafikim droge. Arratisja u bë disa orë më parë nga dy shqiptarë dhe një gjeorgjian.
Shqiptarët kanë prerë fillimisht hekurat e dritares së qelisë dhe më pas me ndihmën e çarçafëve të krevateve kanë zbritur nga kati i dytë i godinës së paraburgimit.