Një i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër.
Një automjet ka përplasur një motorçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorçikletës. I plagosuri është Hamza Asllani, 60 vjeç i cili u përplas na makina me targa DH396PF në lagjen Parrucë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa menjëherë është dërguar në spital 60 vjeçari i plagosur.