LAJM I FUNDIT/ Merret peng një person në Kamëz, policia ngre postoblloqe për të bllokuar makinën e pengmarrësve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 17-01-2020 LAJM I FUNDIT/ Merret peng një person në Kamëz, policia ngre postoblloqe për të bllokuar makinën e pengmarrësve

 Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një automjeti me të cilin dyshohet se është marrë peng një person, raportojnë burimet nga uniformat blu.

Sipas informacioneve të para, personi i marrë peng ka qenë duke u konfliktuar me disa persona. Ai ka qenë në makinën e personave të marrë peng.

Ngjarja raportohet rreth orës 11.44 në rrugën “London” në Kamëz. Personi është futur me dhunë në makinë nga dy persona të tjerë.

Informacioni në polici është dhënë nga qytetarët që kanë parë skenën e ngjarjes.

Policia ka ngritur menjëherë postoblloqe për të evidentuar makinën dhe për të shpëtuar personin e marrë peng.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion Paraprak

 Rreth orës 11:44, në rrugën “London", Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086860656738281
array(1) { ["section"]=> string(116) "lajm-i-fundit-merret-peng-nje-person-ne-kamez-policia-ngre-postoblloqe-per-te-bllokuar-makinen-e-pengmarresve-192358" }