LAJM I FUNDIT/ Ndërpritet KAMPIONATI I FUTBOLLIT, në fundjavë s’do ketë ndeshje (Mbi 2000 të rinj jashtë fushës së blertë)

Publikuar tek: sport, më 11:19 07-03-2019 LAJM I FUNDIT/ Ndërpritet KAMPIONATI I FUTBOLLIT, në fundjavë s’do ketë ndeshje (Mbi 2000 të rinj jashtë fushës së blertë) Armand duka, FSHF

Ka ndodhur më e pabesueshmja, fenomeni që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe që ka të bëjë me sportin.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka marrë vendimin drastik të ndërprerjes së kampionatit në javën e 25-të të Kategorisë Superiore që ishte parashikuar në këtë javë.

Lajmi u bë i ditur sot, pasi më parë shoqata e albitrave kishte vendosur të mos merrte pjesë në gjykimin e ndeshjes, nëse nuk rishihet vendimi për të qenë policia prezente në stadiume. Gjithcka ndodhi, pas dhunës në ndeshjen e fundit të superiores mes Kamzës e Laçit javën e kaluar, që përfundoi në rezultatin 1 me 1, por që u shoqërua me dhunën e presidentit të Kamzës Naim Qarri me albitrin kryesor të takimit Eldorian Hamiti.

Policia reagoi me arrestimin e presidentit të klubit dhe disa zyrtarë të tjerë. FSHF reagoi me përjashtimin e Kamzës nga superioria duke e kaluar në kategori të tretë. Por, sot, ndodhi edhe finalja me ndërprerjen e kamionatit.

Në fakt, duket situatë absurde kur qeveria nuk po ndërhyn, edhe pse ekziston ministria e Arsimit dhe Sportit. Janë mbi 2000 të rinj, paratërinj, apo edhe futbollistë profesionistë, që në fund të kësaj jave do të jenë jashtë fushës së blertë.

E ku do të orientohet gjithë kjo armatë të rinjsh që kalonin kohën e lirë në fushën e blertë në sportin më të dashur të shqiptarëve? Do t’u kthehen lokaleve, cigareve e drogërave kur nuk merret asnjë masë?

Pas dhunës në ndeshjen Kamza – Laci (1-1), FSHF kërkoi zyrtarisht nga policia e shtetit që të jetë prezent në stadium për ruajtjen e sigurisë. Vetë presidenti i FSHF Armando Duka deklaroi se vendimi për nxjerrjen e policisë nga stadiumet është shumë i parakohshëm për shoqerinë shqiptare.

Dhe në momentin kur nuk ka asnjë negociatë mes dy palëve, FSHF e qeverisë, kampionati është i bllokuar, duke lënë kështu më shumë se 2000 të rinj pa asnjë alternative zgjidhjeje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063350200653076
array(1) { ["section"]=> string(125) "lajm-i-fundit-nderpritet-kampionati-i-futbollit-ne-fundjave-s-do-kete-ndeshje-mbi-2000-te-rinj-jashte-fushes-se-blerte-155507" }