20-Vjeçari nga Fieri që u vetëplagos me armë zjarri në kokë ditën e sotme, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit.
Mësohet se shtetasi Roel Yzeiri është qëlluar aksidentalisht në kokë, në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacioni paraprak:
Një 20- vjeçar ka mbërritur ditën e sotme në spitalin rajonal për të marrë mjekim pasi është plagosur me armë zjarri në kokë.
Dyshohet se 20-vjeçari me inicialet R.Y është vetëplagosur në banesë.