"Lajm i Fundit" nga Dom Gjergj Meta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:29 19-07-2016

Dom Gjergj Meta, spikatës me disa shkrime mbi katolicizmin shqiptar dhe aktiv në jetën politike e sociale vjen me një “Lajm të Fundit” sjellë përmes humorit e ironisë të stërholluar. E gjitha në kuadër të së shumëpërfolurës “Reformë në Drejtësi”.

Ja çfarë shkruan Gjergj Meta:

“Lajm i fundit!

Sipas agjencise se pavarur turke te lajmeve "Anadolu news" menjehere pas hapjes se rrjeteve sociale ne Turqi, si rrjedhoje e grushtit te shtetit, turqit pyetjen e pare qe kishin ishte: cili do te jete fati i reformes per drejtesi ne Shqiperi. Keto dite ka pas nje ndarje te turqve pro-vettingut nga nderkombetaret e kunder ketij vettingu. Po ashtu ne rruge jane pare turq me bluze me emrin e Rames qe protestonin pro reformes e te tjere me fytyren e Bashes qe kerkonin sovranitetin e kombit vlla shqiptar. Ky debat ne Turqi eshte shume i nxehte dhe turqit po e perjetojne me shume emocion. Ne naten e sontshme shumica e turqve jane pare ne lutje qe negociatat te shkojne mire nga grupi i negociatoreve te PS-PD-LSI. Nuk ishte pare kurre nje debat dhe nje ndarje kaq e madhe e turqve per shkak te nje populli tjeter.

Ka edhe nje pjese qe eshte totalisht indiferente ndaj reformes ne drejtesi dhe keta jane turqit me origjine shqiptare.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034146070480347
array(1) { ["section"]=> string(39) "lajm-i-fundit-nga-dom-gjergj-meta-47049" }