Lajm i Fundit/ Nishani kthen Ligjin për Arsimin e Lartë dhe jep 5 argumentet e kundërshtisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 14-08-2015 Lajm i Fundit/ Nishani kthen Ligjin për Arsimin e Lartë dhe jep 5 argumentet e kundërshtisë Presidenti Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani ka rikthyer Ligjin për Arsimin e lartë. Nëse deri tani ishte thënë se pas takimit me ministren Nikolla, Nishani kishte ndryshuar mendim për ligjin e Arsimit të Lartë, duket se jo. Ligji, “Universiteti dhe studentët nuk janë në qendër”. Ky mësohet të jetë qëndrimi dhe argumenti nëpërmjet të cilit Presidenti i Republikës ka dekretuar Ligjin për rikthimin e tij edhe njëherë në Kuvend.

"Së pari: Vlerësoj se referuar Deklaratës së Bolonjës, Lisbonës dhe së fundi asaj të Jerevanit, Shqipëria ka detyrimin të përqasë legjislacionin e saj të arsimit të lartë me shtetet e BE-së dhe të shkëmbejë praktikat më të mira në drejtim të realizimit të synimeve që imponon Procesi i Bolonjës. Në këtë proces Institucionet e Arsimit të Lartë dhe studentët kanë një rol vital, gjë e cila do të duhej të shmangte çdo qasje etatiste që rezulton të jetë e mëshiruar në ligjin më të fundit të Arsimit të Lartë në R.SH.", thuhet në vendimin e Nishanit duke pasuar me një argument të dytë: "Së dyti:Përmes këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri"

Nishani shton se " Ky Ligj nuk garanton Autonominë e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Lirinë Akademike të parashikuar nga Kushtetuta në nenin 57/t të Saj. Referuar nenit 3 të Ligjit, prezumohet se IAL-të gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së stafit.Mënyra e financimit dhe menaxhimit financiar universitar përbën në thelb shtyllën kurrizore të autonomisë së institucioneve universitare. Ky parim cenohet nga kufizimi i mundësive financiare për shkak të financimit të pjesshëm me fonde publike dhe agjencive që ngrihen për shpërndarjen e tyre, strukturave të reja për menaxhimin e brendshëm të njësive bazë dhe njësive kryesore, etj."

"Së katërti: Autonomia e IAL në kuptim të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese vendim nr. 9/2008 cenohet për sa kohë krijohen apo ristrukturohen Agjenci të ashtuquajtura Autonome, të cilat janë në varësi të plotë të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin dhe pretendohet të realizojnë synimet e kësaj Reforme në drejtim të cilësisë, konkurrueshmërisë dhe garantimit të mundësive të barabarta mbi bazën e meritës dhe transparencës për të gjithë individët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta. Së pesti: Autonomia e Universiteteve duket e cenuar edhe nga ndikimi i ekzekutivit në përbërjen e Bordit të Administrimit", argumenton Presidenti.

Kujtojmë se ligji i Arsimit të Lartë ka ndeshur në shumë kundërshti edhe nga pedagogët e Universiteteve publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I FUNDIT/ Policia gjen motrat Kajtazi në Vlorë
Si u "maskuan" motrat Kajtazi që mos identifkoheshin, zbardhen dëshmitë »
Article Logic
Execution time: 0.019412040710449
array(1) { ["section"]=> string(96) "lajm-i-fundit-nishani-kthen-ligjin-per-arsimin-e-larte-dhe-jep-5-argumentet-e-kundershtise-18368" }