LAJM I FUNDIT/ Rrezikon rifillimi i kampionatit të FUTBOLLIT, lojtari i Bylisit rezulton i prekur nga Coronavirus, nesër Ballshi luan kundër Tiranës (PRITET VENDIMI I FSHF)

Publikuar tek: sport, më 11:46 02-06-2020 LAJM I FUNDIT/ Rrezikon rifillimi i kampionatit të FUTBOLLIT, lojtari i Bylisit rezulton i prekur nga Coronavirus, nesër Ballshi luan kundër Tiranës (PRITET VENDIMI I FSHF) Foto nga ndeshja Tirana-Bylis

Kur kanë mbetur edhe më shumë se 24 orë nga fillimi i kampionatit të futbollit, gjithçka është vënë në rrezik.

Mësohet se një nga futbollistët e Bylisit, që nesër në 17.00 do të luajë ndeshjen kundër Tiranës në Ballsh, Eridon Qardaku, rezulton pozitiv me coronavirus, duke minuar kështu pretendimet për rifillimin e kampionatit, raporton newsport.al.

Gjatë muajve të karantinës, ky I fundit, ka udhëtuar në Shkodër, ku mendohet se ka marrë edhe virusin. Ai është asimtomatik, pra nuk ka shfaqur simptoma më parë, derisa ka shfaqur temperature. Ndërkaq, ka qëndruar në dhomë me 3 shokë të tjerë, duke shtuar kështu rrezikun e kontaktit.

Ankth te të dy ekipet. Te Bylisi, të gjithë po i nënshtrohen analizës, tamponit, përgjigje që duhet të dalin pas 12 orësh, raporton newsport.al.

Ndërkaq, ankth ka edhe te Tirana, që sot pritej të udhëtonte drejt Fierit për të luajtur ndeshjen nesër në Ballsh, por futbollistët duan garanci për bërjen e ndeshjes.

Kalendari deri tani nuk ka ndryshuar, nga ana e FSHF, ndërkohë që të dy palët janë në pritje. Nëse do të rezultojë i prekur më shumë se një futbollist, kjo do të vërë seriozisht në pikëpyetje, rifillimin e kampionatit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093140602111816
array(1) { ["section"]=> string(174) "lajm-i-fundit-rrezikon-rifillimi-i-kampionatit-te-futbollit-lojtari-i-bylisit-rezulton-i-prekur-nga-coronavirus-neser-ballshi-luan-kunder-tiranes-pritet-vendimi-i-fshf-208752" }