Një automjet ka shpërthyer pak momente më parë në rrethrrotullimin e Kamzës në Tiranë.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se makina e tipit ‘Benz C Class’ është përshirë nga flakë të mëdha, ndësa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Makina mësohet se drejtohej nga 26 vjeçari me iniciale E.B.
Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, sakaq raportohet se nuk ka të lënduar.