Një zjarr i madh ka përfshirë ambientet e një njësie tregtare pranë kompleksit “Fishta” në Velipojë.
Tre automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve që rrezikojnë të përfshijnë edhe disa bombola gazi të cilat ndodhen brenda ambienteve të qendërs tregtare. Nga zjarri nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale. Mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.