Detaje të reja kanë dalë nga zjarri i rënë në pallatin në Pogradec.
Mësohet se janë djegur plotësisht 12 apartamente, ndërkohë që forcat zharrëfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve pas 3 orësh.
Mësohet se janë lënduar dy zjarrëfikës dhe janë përfshirë nga flakët edhe katet e tjera të pallatit.
Sakaq bëhet me dije se edhe një zjarrëfikëse nga Korça ka ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Ndërkohë policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.