'Lajm i gëzuar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës', Basha: Qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH, të rritet numri i testeve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 04-04-2020 'Lajm i gëzuar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës', Basha: Qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH, të rritet numri i testeve Lulzim Basha

Pas lajmit të shërimit nga koronavirusi të Prof. Dhimitër Krajës, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili e cilëson një lajm shumë të mirë për çdo bashkëqytetar.

Basha thotë se qeveria duhet të zbaotojë kërkesën e OBSH, për të shtuar numrin e testeve, pasi kjo është mënyra e vetme e sukseshme për të identifikuar të gjithë personat e prekur nga COVID-19.

Kreu i PD thotë se mjekët meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevosjshme mbrojtëse.

"Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës.

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet", shkruan Basha.

92000679_3065982046786289_132823615975456768_n.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089550018310547
array(1) { ["section"]=> string(118) "lajm-i-gezuar-sherimi-i-prof-dhimiter-krajes-basha-qeveria-te-zbatoje-kerkesen-e-obsh-te-rritet-numri-i-testeve-201318" }