Lajm i hidhur/ Koronavirusi i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 27-10-2020 Lajm i hidhur/ Koronavirusi i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor të Tiranës

Ka humbur jetën nga koronavirusi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, e cila shkruan se Zoraqi nuk ka arritur të fitojë betejën nga koronavirusi.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza,” shkruan Manastirliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapja e negociateve, Komiteti i Çështjeve Evropiane bisedime online me deputetët shqiptarë
Dita e 13-të e grevës së urisë, naftëtaret: Zëri ynë nuk po dëgjohet, nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje »
Article Logic
Execution time: 0.012876033782959
array(1) { ["section"]=> string(97) "lajm-i-hidhur-koronavirusi-i-merr-jeten-specialistes-se-autoritetit-shendetesor-te-tiranes-225340" }