Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Radio Tiranës

Publikuar tek: kulture-art, më 20:13 21-10-2019 Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Radio Tiranës

Është ndarë nga jeta ditën e sotme gazetarja e njohur e Radio Tiranës së Jashtme, Natasha Këlliçi (Dulaku).

Ajo ka qenë redaktore letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri" gjatë viteve 1972-1974.

Këlliçi u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtarëve tanë më të shquar, ndër të cilët; Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kico Blushi, etj,.

Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete më te njohura të kohës, për probleme social-politike që lindën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Dhe shumë shpejt u rendit krahas  gazetarëve më të mirë të mikrofonit  te viteve 1950-2000, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Cobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj,.

Veçanërisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme,  që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të  emigruar në vende të ndryshme të botës, dhe radioreportazhe për dukuritë e reja pas rrëzimit të komunizmit.

Më 1999 ajo se bashku me të shoqin,  shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këlliçi dhe familjen, u vendos në Boston, dhe nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë edhe presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare. Krahas përfaqësuesve të shquar të inteligjencës së Diasporës, ajo ishte pjesëmarrëse aktive në debatet për problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare.

Natasha-Kellici--696x463.jpg

Skifer-dhe-Natasha-Këlliçi-696x688.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073587894439697
array(1) { ["section"]=> string(71) "lajm-i-hidhur-ndahet-nga-jeta-gazetarja-e-njohur-e-radio-tiranes-182962" }