Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.
Lajmin e konfirmon newsbomb.al nga familjarët e te ndjerit Prifti.
Prifti është një nga prokurorët më të njohur në vend pasi ka një karrierë tejet të gjatë, që daton nga viti ‘98, raporton neësbomb.al.
Disa muaj më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi u njoh me të dhënat personale, nga Sektori i Burimeve Njerëzore votoi në unanimitet, projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Prifti për shkak se mbushi moshën e daljes në pension pleqërie.
Ndërkaq, nipi i Prokurorit, gazetari Edmond Prifti, ka bërë edhe një reagim prekës në rrjetet sociale.
“ E kishim lënë të takoheshim me të mrekulleshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. "Eh mor nipce s'me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë", kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë...Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë... Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka... Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”, shkruan nipi i prokurorit.