Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta Wilfried Fiedler, albanologu i njohur gjerman

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 11-09-2019 Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta Wilfried Fiedler, albanologu i njohur gjerman

Një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, Wilfried Fiedler është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e hidhur për vdekjen e dijetarit gjerman që iu kushtua albanologjisë, e ka dhënë Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 


Sipas jetëshkrimit të realizuar në shtypin gjerman para gjashtë vjetësh, "Fiedler është albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli dhe merret intensivisht me studimet e gjuhës shqipe".

  1. Fiedler ishte pjesë e skuadrës shkencore të Doris dhe Erick Schockman, të cilët në vitin 1953 realizuan të parën ekspeditë antropologjike gjuhësore gjermane për këngët çame, që u botuan më pas në dy vëllime.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin "Humbold" të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë. Në vitin 1989 ai zëvendësoi si profesor dhe drejtues i njësisë shkencore të albanologjisë në Universitetin e Mynihut shkrimtarin Martin Camaj.

Pas daljes në pension në vitin 1998 Ëilfried Fiedler vazhdoi të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.

Wilfried Fielder është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lista e tij e botimeve përmban, veç monografive monumentale për "Shumësin në gjuhën shqipe" (botuar edhe në gjuhën shqipe) dhe "Sistemin foljor të Buzukut", edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme dhe gramatika deskriptive e saj, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë.

Disa nga botimet e akad. Wilfried Fiedler:

  1. "Albanische Grammatik" (Oda Bucholtz bashkautore), Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i shqipes së sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në sintaksë.
  2. "Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut", monografi e gjerë dhe gjithëpërfshirëse për fazat më të hershme të shqipes së shkruar. Në të janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet e sistemit foljor të gjuhës shqipe te libri i parë i botuar “Meshari”. Ky në fakt është hulumtimi i parë sistematik i këtij lloji i një segmenti të strukturës gjuhësore të shqipes.
  3. "Fjalori shqip-gjermanisht" (me bashkauyorë), vepër që, me 30.000 fjalët dhe me pasqyrimin kryesisht të shqipes pas normimit të vitit 1972, me shumë shprehje idiomatike e begatime të natyrës stilistike, të shoqëruar me një gramatikë relativisht të plotë, pati katër botime në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Pas bashkimit gjerman ai u botua në serinë "Langenscheidt".
  4. Prof. Fiedler ka hartuar në bashkëpunim me Adrian Klosin edhe një fjalor gjermanisht-shqip me 45.000 fjalë dhe me rreth 20.000 frazeologji botuar në vitin 1997.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072910785675049
array(1) { ["section"]=> string(81) "lajm-i-hidhur-ndahet-nga-jeta-wilfried-fiedler-albanologu-i-njohur-gjerman-178090" }