Lajm i hidhur për futbollin, ndërron jetë ish-kreu i UEFA-s

Publikuar tek: sport, më 13:14 05-06-2019 Lajm i hidhur për futbollin, ndërron jetë ish-kreu i UEFA-s

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur. Ish-presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje në moshën 89-vjeçare.

Shoqata Suedeze e Futbollit tha se ish-presidenti i Uefa vdiq të martën pas një sëmundjeje.

"Lennart Johansson ishte udhëheqësi ynë më i madh ndërkombëtar i futbollit të të gjitha kohërave, asnjë suedez nuk ka pasur një ndikim të ngjashëm në futboll në botë", tha të mërkurën presidenti i FA, Karl-Erik Nilsson.

Më shumë se sa për qeverisjen në institucionin më të lartë drejtues në Europë, Johanson do të mbahet mend si ideatori dhe mbështetësi më i madh i formulës që aktualisht ka kompeticioni i Champions League.

Johanson indi në vitin 1929, në Suedi ndërsa kontaktin e parë me futbollin e pati te skuadra AIK Solna, ku mori një post drejtues.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02678108215332
array(1) { ["section"]=> string(65) "lajm-i-hidhur-per-futbollin-nderron-jete-ish-kreu-i-uefa-s-167023" }